Lajme Arkiva 2000
Plot 40 kilogramë heroinë u zbuluan sot nga doganierët në pikën kufitare që ndan Bullgarinë nga Turqia. Kjo super sasi droge që vinte nga Turqia me vlerë 4 milion dollarë, ishte e gjitha e destinuar për në Shqipëri. Heroina ishte e fshehur në një autobus që bënte linjën Turqi-Shqipëri dhe ishte e ndarë në 76 paketa. Që nga fillimi i këtij viti afro 800 kilogramë heroinë janë sekuestruar.
E tërë sasia e drogës e kapur nga policia vlerësohet me mbi 1000 kilogramë. Edhe implikimi gjithnjë e më i madh i shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të drogës është konfirmuar po sot pas një aksioni të policisë italiane në jug të Italisë. Mbi 40 persona të akuzuar për trafik droge janë arresuar sot në mëngjes në Siçili. Ata ishin pjesëtarë të një bande të njohur të përbërë nga shqiptarë që importonin sasi të mëdha marihuane nga Shqipëria për t'a shitur atë në zonën që kishte në zotërim. Në këtë operacion morën pjesë 400 karabinierë dhe policia italiane po punonte që prej 1 viti./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/