Aleksander Meksi, pranimi i Shqiperise ne OBT - (4 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 1

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Organizata Botërore e Tregtisë është e vetmja organizatë ndërkombëtare që merret me rregullat mbi të cilat vepron tregtia ndërkombëtare. Në OBT, bëjnë pjesë rreth 140 vende. Ndërkohë që po bëhen përpjekje të mëdha për të përfshirë edhe Kinën në rendin e tregtisë botërore.

Shqipëria ka dhjetë vjet që po përpiqet për t?u anëtarësuar në këtë organizatë. Gjysmën e kësaj rruge e ka përshkruar qeveria e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Aleksandër Meksi pohon:

Aleksandër Meksi:- ?Derisa të gjitha vendet janë anëtare të OBT, do të thotë se edhe Shqipëria duke u pranuar në të, sigurisht që do të përfitojë nga të tëra lehtësitë dhe nga heqja e barrierave, që i vihen ekonomisë shqiptare. Unë nuk po shoh që, malli i huaj që hyn në Shqipëri, ka ndonjë konkurrent prodhimi vendas, që kjo të ndihet realisht me pakësimin e vendeve të punës në Shqipëri. Sigurisht që ekonomia shqiptare përfiton, por ekonomia shqiptare duhet të bëhet kompetitive në tregun botëror, që të mund të ketë favoret e saja. Politikisht futja në Organizatën Botërore të Tregtisë, do të thotë, që Shqipëria është në konsideratë për të bërë hapa të mëtejshme në pranimin në Bashkimin Europian, procese të cilat kanë filluar që në vitin 94-95?.

Pranimi i vendit tonë në Organizatën Botërore të Tregtisë, do të detyrojë Shqipërinë të rris prodhimin në vend, i cili më pas duhet të hyj në konkurrencë me tregun botëror. Kjo nuk do të sjellë dëmtim të ekonomisë vendase, përkundrazi do të hapen vende të reja pune dhe çmimet do të bien./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form