Rreth 2 orë ka zgjatur takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti me Presidentin e Francës Emmanuel Macron. Kryeministri Hoti i ka vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet e Kosovës me Francën ndërsa ka vlerësuar se Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës.
Në një status në Facebook pas takimit, Kryeministri Hoti shkruan se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve.
Hoti njoftoi se në takim është diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën eurointegruese, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave.
Derisa Kryeministri Hoti ka ftuar për vizitë në Kosovë Presidentin Macron, i cili sipas tij e ka mirëpritur ftesën dhe do të vizitojë Kosovën në një moment të përshtatshëm për të.
Në këtë status nuk është përmendur fare samiti i Parisit. Ndërkohë nga qeveria e Kosovës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Kosova do të përfaqësohet dhe nga kush në këtë samit, si dhe në shënimin e rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili sipas Brukselit zyrtar do të ndodh më 12 Korrik në Bruksel.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/