http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka pritur në zyrën e tij kryeministrin Avdullah Hoti, takimi i tyre i parë që kur hoti mori detyrën e kryeministrit.Dy liderët biseduan për dialogun Kosove-Serbi, dhe se kush do të përfaqësojnë Kosovën në tryezën e dialogut.Pjesë e axhendës së takimit ka qene edhe vizita e të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak në Prishtinë.Lajcak do të qëndrojë në prishtinë deri të enjten dhe pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, përfaqësuesit e partive politike dhe bashkësinë ndërkombëtare, lidhur me rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd.Por Lajcak, mesa duket nuk do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit pas takimit me kryeministrin Hoti, deklaroi se nuk ka një informacion zyrtar për vizitën e te derguarit te BE.