Ora News - KED mblidhet për dy vakancat në Kushtetuese, dorëhiqet një prej kandidateve

Ora News Lajme 2020-07-11

Views 2

#tvora #rtvoranews
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të diskutuar mbi emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është mbledhja e dytë që bëhet nën drejtimin e Vitore Tushes që ka marrë kompetencat e kreut të KED.

?Ka disa kandidatura të përzgjedhura.KED ka bërë verifikimin e tyre dhe një raport do ti paraqitet të gjithë anëtarëve sot. Sot ka pasur një zhvillim lidhur me një nga kandidaturat, Rigleta Panajoti, gjyqtare e Gjykatës së shkallës së parë që pasi kaloi vettingun në shkallën e parë dhe në kohën që po zhvillohej ankimi në KPA, me procedurë të përshpejtuar ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni si gjyqtare.

Dorëheqjen ja ka paraqitur KLGJ dhe KPA. Sot ishte lënë një seancë ku Panajoti nuk është paraqitur. Bëhet fjalë për një magjistrate që duhet ta humbë këtë funksion për 15 vite dhe për këtë duhet të shprehet KPA. Për këtë arsye KPA ka vendosur të bëjë verifikimet e nevojshme, duke ju drejtuar KLGJ për mënyrën si kanë proceduar. KPA do ti drejtohet edhe Apelit Administrativ nëse ka pasur një ankim të këtij vendimi. Seanca është lënë për në datën 30 korrik?raportoi gazetarja Keti Banushi.

Po kështu në rendin e ditës të KED janë dhe disa ndryshime të rregulloreve të propozuara nga Tusha që do të miratohen në mbledhjen e sotme.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ked-mblidhet-per-dy-vakancat-ne-kushtetuese-dorehiqet-nje-prej-kandidateve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form