Ora News - Vakancat në Kushtetuese, mes kandidatëve edhe Rovena Gashi e Theodhori Sollaku

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 38 kandidatë kanë aplikuar për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Institucioni i Presidentit ka zbardhur listën e kandidaturave që kanë aplikuar për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Mes emrave të publikuar në faqen e Presidencës, bie në sy Rovena Gashi e shkarkuar nga Arta Marku ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, ish-kandati për Kryeprokuror, Besnik Muçi, anëtari i KQZ, Denar Biva etj.

Vendet vakante janë lënë bosh nga gjyqtarja Besnik Imeraj i cili dha dorëheqjen dhe gjyqtarja Vitore Tusha e cila i ka mbaruar mandati.

Plot 22 kandidatë kanë aplikuar për vendin vakant të lënë nga Vitore Tusha. Lista e kandidaturave që kanë aplikuar për "Vendin vakant" gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, proçedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr.10722 datë 07.02.2018, të Presidentit të Republikës.

1.Z. Alban Brati
2.Z. Avni Shehu
3.Z. Besnik Muçi
4.Z. Dedë Kasneci
5.Z. Denar Biba
6.Z. Gëzim Allaraj
7.Z. Ilir Mustafaj
8.Z. Ilir Panda
9.Z. Kristaq Traja
10.Z. Luan Dervishi
11.Z. Petrit Kaja
12.Z. Rexhep Bekteshi
13.Z. Sinan Tafaj
14.Z. Theodhor Sollaku
15.Z. Vladimir Gërmenji
16.Znj. Ardita Alsula
17.Znj. Arta Vorpsi
18.Znj. Elsa Toska
19.Znj. Regleta Panajoti
20.Znj. Rovena Gashi
21.Znj. Valbona Bala
22.Znj. Zhaklina Peto

Ndërsa 16 aplikantë kërkojnë vendin e lënë bosh nga Besnik Imeraj.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vakancat-ne-kushtetuese-ora-news-zbardh-emrat-e-kandidateve

Share This Video


Download

  
Report form