Spaghetti me salcë limoni nga zonja Vjollca

RrezeDielliOfficial 2020-07-11

Views 2

Spaghetti me salcë limoni
Përbërësit:
400 gr spaghetti
2 limonë
50 gr gjalpë
1 thelpi hudhër
100 ml krem pana
parmixhano
kripë
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar dhe shtojmë 1 lugë supe kripe dhe vendosim makaronat që të ziejmë. (Repsektojmë minutat të shkruara në etiketë.)
Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin dhe vendosim një thelpi hudhër për të aromatizuar gjalpin. Lëkura e 2 limonave e nxjerrim dhe e presim në fije shumë hollë dhe më pas e copëtojmë dhe e shtojmë tek gjalpi I shkrirë e përziejmë mirë më lugë druri dhe e shtojmë panën e përziejmë dhe shtojmë 1 garuzhde me lëng makaronash e zjera në tigan dhe I përziejmë duke shtuar dhe 2 lugë gjelle parmixhano të grirë. E servirim pjatën duke e pudrosur përsëri me parmixhano.

Share This Video


Download

  
Report form