Qofte me kungull
Përbërësit:
400 gr kungull i njomë
Kripë
2 vezë
3 lugë gjelle parmixhan i grirë
Piper i zi
1/2 lugë kafe kerri
100 gr miell
Koper
Përgatitja:
Lajmë kungujt dhe i grijmë ato në rende. (nga ana më e trashë). Shtojmë pak piper dhe e lëmë të pushojë 10 minuta. E kullojmë nga lëngu dhe e lëmë mënjëanë.
Në një tas rrahim 2 vezë dhe parmixhanin të grirë imët. Shtojmë piper të zi, erëzën kerri dhe kungullin e grirë. I përziejmë mirë. Shtojmë më pas miellin dhe koperin dhe i përziejmë derisa të na formohet një brumë si brumi i petullave.
Ngrohim vajin në tigan dhe shtojmë lugë lugë qoftet me kungull. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I shërbejmë me kos.