1-15 korrik afati për regjistrimin në gjimnaz, dokumentet që duhen! Në 3 shkolla aplikimi online

Report TV 2020-07-11

Views 1

Më datë 15 korrik përfundon afati për regjistrimin e nxënësve në gjimnaze. Fiqiri Çifliku përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar tregon për Report Tv se risi këtë vit do të jetë regjistrimi online, një projekt pilot që do të zhvillohet në tre shkolla. Çifliku shpjegon se në momentin e regjistrimit duhet dëftesa e klasës së nëntë, formulari i lëndës me zgjedhje dhe deklarimi i të dhënave për prindin dhe fëmijën.

Këtë vit regjistrimet në shkollë do kryhen më herët. Për nxënësit që do të nisim një rrugëtim të ri, atë të gjimnazit periudha e regjistrimit do të zgjasë nga data 1-15 korrik. Risia këtë vit është regjistrimi online.

"Këtë vit procedura e regjistrimit ka ndryshuar në saj të rregullores së re, për filloren dy javët e fundit të qershorit, kurse në gjimnaz në dy javët e para të korrikut, 1-15 korrik. Këtë vit po pilotohet në tre gjimnaze 'Arben Broci', 'Sinan Tafaj' dhe 'Konstantin Kristoforidhi', regjistrimi përmes platformës e-albania, për t'i ardhur në ndihmë njerëzve, që ta bej aplikimin nëpërmjet platformës. Pas testimit të sistemit do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Do ofrohet mundësia të bëhet regjistrimi duke mos harxhuar aspak kohë", tha Çifliku.

Fiqiri Çifliku, përgjegjës i sektorit të burimeve njerëzore, shërbimeve dhe statistikës në drejtorinë e arsimit parauniversitar, tregon dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

"Pranë shkollës duhet dëftesa e klasës së 9-të, formulari i lëndëve me zgjedhje dhe një shtojcë në rregulloren e re, deklarimi i të dhënave të prindit dhe të fëmijës. Në shkollat pilot: të skanohet diploma e klasës së 9, futet në sistem të dhënat për lëndët me zgjedhje dhe automatikisht plotësohen dhe të dhënat e shtojcës" tha Çifliku.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS