Në datën 21 janar do të zhvillohet testimi ?Mësues për Shqipërinë?. Ministria e arsimit ka miratuar udhëzimin për këtë testim, i cili do zhvillohet nga orë 10:00-12:30, në mjedise të planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale.
Në testimin për ushtrimin e profesionit të mësuesit kanë të drejtë të marrin pjesë: kandidatët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit nëpërmjet vlerësimit të dosjes, fazë e cila zhvillohet në çdo njësi arsimore vendore. Kandidatët që kanë marrë pjesë në testimet paraardhëse ?Mësues për Shqipërine? dhe qe dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre.