http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Prishtinës ka nisur hetimet për vdekjen e nëntë personave me Covid-19, që kanë ndodhur të dielën në Klinikën Infektive.
Vendimi vjen pas dyshimeve për gabime njerëzore.Ndërkohë, në 24 orët e fundit u identifikuan edhe 195 raste të tjera pozitive me koronavirus, pjesa më e madhe në Prishtinë.
Kosova me 1.8 milionë banorë numëron 79 viktima dhe 3 mijë e 700 persona të infektuar.
Situata epidemiologjike është përkeqësuar në dy javët e fundit ndërsa ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të shtohet numri i testimeve.
FAIK HOTI
ZEDHENES I MINISTRISE SE SHENDETESISE, KOSOVE
?Do të rriten kapacitetet testuese edhe në qendrat rajonale. Pritet që të ketë edhe teste serologjike dhe do të analizohet mundësia që testimet të kryhen edhe në institucionet private por gjithsesi të mbikëqyrura nga institute shëndetit publik.
?Ndërkohë, pas vendimit të qeverisë për të kufizuar lëvizjen dhe aktivitetin e bizneseve në komunat më të prekura, kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, nuk e kurseu kundërshtimin duke thënë se kjo nuk është rruga më e mirë.
BERAT RUKQI
KRYETAR I ODES EKONOMIKE TE KOSOVES
?Rritja e rasteve duhet të parandalohet me vetëdijesim, jo me mbyllje të bizneseve dhe kufizim të lëvizjes.
Nëse është e nevojshme vetëdijesimi duhet të arrihet edhe me rritje të ndëshkimeve dhe sanksioneve për të gjithë qytetarët dhe bizneset që nuk respektojnë masat parandaluese. Pasi që përfaqësoj bizneset, mund të bëjë thirrje që të mbyllen të gjitha ato biznese që nuk respektojnë masat parandaluese, e jo të kufizohet apo mbyllet një sektor në tërësi?.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar se do të penalizohet kushdo që nuk zbaton rregullat.
Gjobat në këtë rast, sipas ligjit mund të shkojnë nga 1.000 deri në 8.000 euro.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1