Pas protestës kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit në Krrab" />
Pas protestës kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit në Krrab"/>

"Më kapën nga organet gjenitale" 3 banorë të Krrabës 4orë në komisariat për protestën kundër bitumit

Ora News Lajme 2020-07-10

Views 3

#tvora #rtvoranews

Pas protestës kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit në Krrabë, efektivë të postës së policisë në Krrabë që është në varësi të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë shoqëruar tre prej banorëve protestues.

Siç denoncon Shkëlqim Balla për Ora News, ai dhe dy banorë të tjerë Fiqiret Filja dhe Ashim Alimadhi janë marrë me forcë në furgonin e policisë.

Balla denoncoi se policët e kanë kapur nga organet gjenitale. Në komisariat ata kanë qëndruar 4 orë ku janë marrë në pyetje rreth protestës dhe u është komunikuar se tubimi është i paligjshëm për shkak të koronavirusit.

Shkëlqim Balla: Pasi ishin vendosur fletushkat në shtylla që kishte proteste dola si gjithë të tjerët. Pasi mbaroi protesta, furgoni i policisë na ndoqi nga pas. Te nënkalimi ku futet për Krrabë më kapën mua dhe dy shokë të tjerë. U thashë pse po më kapni se kam dalë të protestoj për bitumin e ziftit që po bëhet aty dhe nuk jetohet më në fshat. Ai më tha do të hysh në makinë, ti je kryesori. Më futën me dhunë dhe më kanë kapur te organet gjenitale. Nuk ndihem mirë, ndihem shumë keq.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/protestuan-kunder-ndertimit-te-fabrikes-se-bitumit-policia-shoqeron-ne-komisariat-disa-persona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS