Arrestohen të rinjtë që vendosën zjarrin mbi tunelin e Krrabës

RTV KLAN 2017-08-08

Views 2

Tre persona janë arrestuar nga policia si autorë të vendosjes së zjarrit në kodrat mbi tunelin e Krrabës. Policia e Tiranës bën me dije se ata janë Armand Ukaj 22 vjeç, Oltjan Deda 26 vjeç dhe adoleshenti 17-vjeçar me iniciale G.P.

Sipas policisë, më 6 gusht të rinjtë kishin hapur disa gropa mbi tunelin e Krrabës për të bërë qymyr, dhe për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje.

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Të rinjtë akuzohen për shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form