Bizneset qe shkelin masat do te mbyllen |Lajme-News

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Bizneset që nuk respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, rrezikojnë mbylljen. Pas gjobës në shkeljen e parë do të vijohet me paralajmërim për mbyllje të aktivitetit në rast të përsëritjes.
?Nuk ka më këshillime por do të vijohet me gjobat dhe mbyllje e aktivitetit për shkeljet e përsëritura. Askush nuk e do këtë por kjo është për të mirën e shëndetit të gjithsecilit?, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Rritja e numrave të infektimeve ka detyruar autoritetet të ashpërsojnë kontrollet në terren pasi situata tashmë është serioze.
?Jemi në një situatë serioze, ku moszbatimi i masave dhe rregullave nga bizneset cënojnë shëndetin e popullatës pasi ndikon në përshkallëzimin e infeksionit. Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë neglizhencën?.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID ka dyfishuar grupet në terren. Raportohet se deri tani janë vendosur mbi 356 gjoba në mbi 97 mijë inspektime dhe monitorime të kryera.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form