Veliaj: “Bizneset shkelin rregullat për mbrojtjen nga zjarri” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zjarri i rene ne fabrikën e riciklimit ne Tirane sipas Bashkisë tregoje nevojën për ndryshimin e legjislacionit. Erion Veliaj tha se qytetaret nuk duhet te paguajnë për aksidente qe vijnë nga mosrespektimi i detyrimeve ligjore nga vete kompanitë.



?Ndoshta në përfundim të hetimeve për incidentin që ndodhi javën e fundit, por edhe me njohuritë që kanë kolegët, të shohim si mund të përmirësohen disa akte ligjore. Sot nuk ka sens që janë taksapaguesit ata që mbajnë barrën e kompanive të pasiguruara. Sot ose kompanitë e sigurimit, ose ata që janë të papërgjegjshëm në bizneset e tyre, duhet të mbulojnë një pjesë të kostos, në mos të gjithë koston. Për një taksapagues, që nuk ka asnjë faj, një gjyshe që është duke ndenjur në shtëpi, nuk ka asnjë arsye që me taksat modeste që merren prej saj të shkojë dhe të paguajë papërgjegjshmëritë e milionerëve?.



Veliaj ishte këtë te mërkurë ne nisjen e trajnimit për strukturat qe angazhohen ne përballimin e emergjencave civile, trajnim qe do te behet nga një kompani austriake.



?Siç u pa edhe këtë fundjavë me disa nga zjarret që patëm, kur në një javë ra zjarr në 2 fabrika të ndryshme, kuptojmë se e vetmja gjë që mund ta marrim seriozisht është jeta edhe prona. Bëhemi serioz për politikën, për futbollin, për një mori kotësirash, por kur vjen puna tek jeta, tek shëndeti, kjo nuk ndodh. Mjafton që të shikosh makinat që janë këtu karakatinë, jam i sigurt që pavarësisht se janë aksidentuar, të gjithë kanë pasur siguracion makine. Ndërkohë, numri i njerëzve apo i bizneseve të siguruara është qesharak, krahasuar me numrin e hekurishteve qe kemi të siguruara?.



Veliaj theksoi se krahas këtij trajnimi dhe investimeve që bëjnë institucionet duhet dhe një emancipim kulturor nga vetë qytetarët, që të tregojnë më shumë përgjegjshmëri për sigurimin e pronës së tyre.

Share This Video


Download

  
Report form