Aktakuza ndaj Thacit dhe Veselit, Hoti: Nuk po gjykohet lufta e UCK-se

RTV KLAN 2020-07-10

Views 1

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi këtë të enjte gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan se me aktakuzën e ngritur ndaj Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit nuk po gjykohet lufta për pavarësi që ka kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas Hotit, liria dhe pavarësia e Kosovës janë vulosur me vendimin që ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ai u shpreh se qeveria e Kosovës beson te principi i drejtësisë në lidhje me prezumimin e pafajësisë, por njëkohësisht edhe institucionet kosovare duhet të respektojnë obligimet ndërkombëtare.

Sa i përket ngritjes së gjykatës Speciale në Kosovë, kreu i qeverisë tha se ka qenë një kërkesë ndërkombëtare e miratuar nga deputetët dhe nuk ishte e kushtëzuar.


?Reagimin e kemi dhënë ditën e parë. Besoj si klasë politike kemi kaluar nëpër procese të tilla edhe më herët dhe besoj që kemi treguar një maturi. Qëndrimi që e kemi ndërtuar ne që besoj është pranuar edhe nga qytetarët dhe nga ndërkombëtarët është që nuk po gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi pasi ajo është vulosur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që i ka dhënë popullit të Kosovës lirinë. Ne mbesim në qëndrimin që është principi bazik i drejtësisë që dikush është i pafajshëm derisa nuk ka një vendim të formës së prerë. Duhet të jemi të përgjegjshëm për të respektuar obligimet kushtetuese që kemi si shtet, si institucione dhe obligimet ndërkombëtare. Nuk e di se çfarë ndodh në organet e drejtësisë. Ato që di dhe ato që mbroj është që UÇK nuk është gjykuar dhe nuk do të gjykohet asnjëherë?, u shpreh Hoti.

Sa i përket dialogut me Kosovën, Hoti tha se pretendon që të përfshijë të gjitha palët në diskutime. Ai u shpreh se ka kërkuar një takim me Albin Kurtin, por kreu i LVV e ka refuzuar.

?I kam çuar ftesa zyrtare Albin Kurtit. Kam marrë një përgjigje publike nga VV që kanë refuzuar të vijnë në takim. Nga PDK nuk kemi përgjigje të prerë, por do të shohim në vijim?, tha Hoti./tvklan.al#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS