Nasim Haradinaj, ish-Komandant i UÇK-së dhe zv. kryetar OVL-i UÇK-së në një lidhje në skype në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv, tha se 'Haga' po vendos në mënyrë të njëanshme dhe raciste.
"UÇK ka marrë vulën e lirisë. Unë i kam vuajtur padrejtësitë mbi shpinën time, ata patën qëllim të dominojnë e të destabilizojnë. Aktakuza është e drejtuar kundër Kosovës. Arsyetimet e tyre nuk qëndrojnë, sepse ishin Thaçi e Veseli që mbështetën krijimin e kësaj gjykate për të luftuar krimet e ndodhura në Kosovë", tha Haradinaj.
Ish-Komandanti i UCK-së shprehet se aktakuza është ende e panënshkruar duke ironizuar që ata ta ngadalësojnë këtë proces që antishqiptarët të fitojnë kohë.
"Të thuhet se kjo qeveri është më e mira nuk e mbështes, por të thuhet që qeveria është antikushtetuese nuk e pranoj. Qeveria është Kushtetuese", thotë Haradinaj.