Investimi 1.18 miliarde € per Milot-Fier, me parate e privatit | Lajme - News

RTV KLAN 2020-07-10

Views 1

115 kilometrat e autostradës së re Milot-Fier do të jenë një rrugë e kategorisë A, me standarde të Bashkimit Europian, e cila do të ndërtohet tërësisht si një investim privat, por me një formulë të re.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se procedura e prokurimit parashikon që kompania private të hartojë projektin inxhinierik të rrugës, por se nuk do të ketë shpërblim të kompanisë që bën projektin me pikë bonus në garë.

?Fituesi i kësaj gare fillimisht duhet të bëj projektin e detajuar më pas duhet të bëj ndërtimin e të gjitha segmenteve më pas operimin dhe pas 35 vjetësh transferimin sërish tek shteti dhe janë të gjithë të barabartë, pra askush nuk do marri bonus.?

Belinda Balluku sqaron se në asnjë rast, qeveria nuk do të garantojë më shumë se 10% të investimit prej 1.18 miliardë euro, për trafikun e munguar. Nëse ndodh skenari negativ, ku nuk do të ketë një fluks prej 32 mijë makinash në vit, kompania nuk do të marrë më shumë se 118 milionë euro gjithsej dhe kjo shumë e shtrirë në 16 vjet.

?Kur kemi skenarin negativ dhe ky numër nuk arrihet shteti shqiptar duhet t?i mbulojë diferencën me 10% të investimit e shtrirë kjo, shumë e rëndësishme, në 16 vitet e para të kontratës. Ky 10% është tavani mbi të cilin ne nuk pranojmë ofertat e garuesve.?

Aksi i ri do të ndërtojë nga e para 53 kilometra nga Miloti në Lekaj dhe 63 kilometra do të jenë zgjerim i autostradës nga Lushnja në Rrogozhinë e deri në hyrje të By Pass-it të Fierit.

Rruga që do të kalojë te gjurma e vjetër do të zgjerohet dhe do të krijohen rrugë të reja dytësore, vepra arti dhe tunele.

?Do të ketë edhe urat e saj, disa tunele edhe mbikalime, nënkalime, nyje të rëndësishme të cilat lidhin akse të tjera me këtë rrugë qendrore.?

Pagesa për të përshkuar të gjithë rrugën e plotë do të jetë 7.5 euro, ose 1 mijë lekë të rinj.

?Qytetari duhet të zgjedh nëse do të marr rrugën e shpejtësisë duke paguar apo do të marr një rrugë nacionale e një cilësie të shkëlqyer, por që ka një shpejtësi më të ulët.?

Akuzave se gara është e paracaktuar, Ministrja Balluku i jep përgjigje duke thënë se konsulenti për tenderin është një kompani që është përzgjedhur si asistente në këtë projekt nga Bashkimi Europian, ndërsa shton se çdokush e zgjedh vetë rrugën se si kërkon të bëjë politikë: disa me prishje, e disa me ndërtime.

?Korridori Blu ka qenë një ëndërr dhe do vazhdoj të jetë për shqiptarët deri në momentin e realizimit. Ne sot kemi nisur realizimin e kësaj ëndrre.?

Faza e parë e ndërtimit të rrugës përfundon në vitin 2024, ndërsa aksi i plotë do të jetë gati në vitin 2026.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ...

Share This Video


Download

  
Report form