Besa Shahini: Viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, por jo si më parë prej Covid-19

Report TV 2020-07-10

Views 0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një konferencë për mediat foli për shumë tema të rëndësishme gjatë këtij viti akademik, duke filluar nga rindërtimi i shkollave të dëmtuara për shkak të tërmetit dhe duke vijuar me pandeminë e koronavirusit.

Fillimisht Besa Shahini foli për vështirësitë që ka patur ky sezon për shkak të peripecive: "21 mijë nxënës janë zhvendosur nga shkollët e tyre në shkolla të tjera dhe kjo ka paraqitur vështirësitë e veta kur ka filluar pandemia, që na detyroi të marrim masat. Kur filloi hapja ishte shumë e vështirë të kthenim nxënësit në shkolla. Edhe terëmeti edhe kjo na e vështirësoi shumë punën.Tashmë i gjithë buzheti ka shkuar për ndërtimin e shkollave. Deri në fund të këtij viti është parashikuar 38 shkolla të ndërtohen ose rindërtohen jashtë Tiranës dhe 20 brenda Tiranës.

Kërkes e parë për Mninstrinë e Rindërtimit ka qenë që prioritet të marrin shkollat me më shumë nxënës.

Përkundër presionit të hatshëm, kemi arritur të ruajmë dy prohjekte të mëdha. Kemi arritur të ruajmë projektin e librave falas. Sivjet do të përfshijmë edhe klasën 6 dhe 7. kemi arritur gjithashtu edhe fashat e grupeve që përfitojmnë libra falas në gjimnaze dhe shkollën e lartë. Kominiteti egjiptin do i përfitojë falas deri në vitin e 12.

Brakstisja e shkollëës është ulur shumë në 10 vitet e fundit sepse çdo i ri dhe e re meriton të ketë qasje në arsim.

Projekti i dytë shumë i kushtueshëm është pakti për universitetin. Mbi 90% e studentëve përfitojnë nga ky pakt, ndërsa përsa i përket bursave përfuitojnë studentët ekselentë."

Share This Video


Download

  
Report form