Në një aksion antidrogë, të njëkohshëm mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë të cilit u prangosën 78 persona, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge, drejtues të prokurorisë SPAK, hodhën dyshime edhe për implikimin e disa zyrtarëve shtetërorë në vend.
Për shkak se hetimi është në zhvillim e sipër, nuk u hodh dritë mbi rëndësinë e tyre dhe veprimet konkrete që kanë kryer në trafikimin ndërkombëtar të drogë, por nga këto dyshime nuk përjashtohen edhe efektivë të policisë kufitare.
Gjatë operacionit u sekuestruar 3.5 ton drogë, e llojit kanabis dhe kokainë e përgatitur për tu ndarë në 7 milionë doza, vlera e së cilës në treg përllogaritet në rreth 40 milionë euro.
Ky skaf i sekuestruar në zonën e Triportit në Vlorë, është një nga mjetet e përdorura nga rrjeti për dorëzimin e tonelatave me drogë në duart e grupeve kriminale italiane. Bazuar në një sërë përgjimesh ku zbardhet roli i secilit prej të dyshuarve, u zbulua edhe njëra nga bazat ku fshihej mjeti lundrues me dy motorë. Skafi u gjet në një magazinë që përdorej nga grupi kriminal, ndërsa agjentët e kriminalistikës shtojnë se si prove materiale, edhe skafi do t?i nënshtrohet kqyrjes për evidentimin e gjurmëve të mundshme.
Sipas të dhënave hetimore të prokurorisë italiane, dyshohet se koka e grupit është një shtetas nga Vlora, Robert Myftari, i cili ka drejtuar veprimtarinë kriminale, kryesisht në Itali nga zona e Puglias deri në Romë.
Myftari, një emër i njohur për drejtësinë, është arrestuar edhe në vitin 2016, pasi tentoi të trafikonte drejt Italisë një sasi prej 800 kilogramë kanabis.
Mes të arrestuarve është edhe Elton Hamzai. Edhe për atë dyshimet janë se ka rol kryesor në veprimtarinë e rrjetit ndërkombëtar të trafikimi të lëndëve narkotike.
Operacioni, në Itali u shtri në disa qytete si Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli dhe Catanzaro, ndërkaq, nga 10 të arrestuarit në vendin tonë, 7 janë nga Vlora dhe tre në Tiranë.
Prokuroria e Posaçme SPAK, urdhëroi gjatë ditës edhe bllokimin e disa aseteve pasurore, kryesisht në qytetin e Vlorës, me një vlerë prej rreth 4 milionë euro.
Zbulimi i rrjetit nisi nga arrestimi i një shtetasi italian, i mbërritur në jug të vendin tonë, si turist në 2018-ën. Në përfundim të pushimeve, Vitto Baruchelli, doli me mbi 400 kilogramë hashash të fshehu në Rulotin që ai lëvizte dhe ngarkesa u zbulua gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kakavijë. Tentativa e tij ishte që këtë sasi ta kalonte në territorin Grek, çka i shtoi prokurorisë shqiptare, dyshimet se ai ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe që operonin në shumë vende.
Dënimi i turistit të rremë, kaloi në heshtje, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, vazhdonin të flisnin e të transportonin tonelata me hashash
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kth...