Partia Socialiste ne kongresin e saj te katert (30 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Lajme Arkiva 2000
Është mbledhur sot Kongresi i katërt i Partisë Socialiste. Punimet i çeli Sekretari i Përgjthshëm i kësaj partie Namik Dokle i cili mbajti raportin në emër të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Dokle ka vlerësuar arritjet e deritanishme të qeverisë dhe partisë, ndërsa ka pohuar se Partia Socialiste duhet të veçojë prioritetet deri në fund të mandatit të saj.
Sekretari Dokle nënvizoi se janë hartuar strategji të privatizimit, strategjia e gjelbër, strategjia e sigurisë kombëtare si dhe një sërë strategjish të tjera, por rezulatet sërish sipas tij janë të ngadalta.
"Pse ndodh kështu? Pse në gjithë arritjet e mëdha kemi probleme me elektrikun, ujin e pijshëm, shkollat , spitalet dhe korrupsionin në privatizim? Shpesh ngadalësia vjen nga varfëria e mundësive, por po aq shpesh dhe nga varfëria e disa angazhimeve për zgjidhjen e problemeve dhe nga dinamika e ngathët realizuese."
Problemet tha Dokle grumbullohen pasi propozimet e partisë përfundojnë në koshat e administratës publike. Më tej ai ka nënvizuar se duhet bërë reformë në ushtri, dogana e të tjerë. Më pas e mori fjalën kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano i cili që në fillim iu referua komitetit të partisë.
"Rezultati është i qartë. Asnjë përçarje, asnjë efekt negativ në qeverisjen e vendit dhe mbi të gjitha asnjë socialist shqiptar i ftohur apo i larguar nga partia e vet."
Nano sot herë pas here ka vlerësuar kongresin e tretë të Partisë Socialiste jo për faktin se ai u rizgjodh kryetar, por për faktin se ky kongres në këndvështrimin e Nanos i ndahu socialistët nga politika ku vegjetimi vlerësohej.
Edhe Berisha kishte vend sot në kongresin e socialistëve, jo si kreu i demokratëve, por si ish President.
"Berisha dhe qeverisja e regjimit të tij nuk janë bazë krahasimi e përshtatshme."
Për të kuptuar se çfarë është Partia Socialiste, Nano tha:
"Partia Socialiste përfundimisht nuk është partia e doganierëve, e tenderuesve, e gjykatësve që shesin drejtësinë, e policëve që mbledhin gjoba jashtë ligjit, apo e hajdutëve dhe mashtruesve ordinerë."/tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form