Lajme Arkiva 2000
Në KQZ kanë filluar të mbërrijnë procesverbalet nga komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, por rezultati zyrtar i raundit të dytë të zgjedhjeve pritet të shpallet brenda 48 orëve. Nga rezultatet paraprake në shkallë vendi, nga 65 bashki gjithsej, Partia Socialiste ka fituar në 50 bashki. Në 12 bashki kanë fituar demokratët, ndërsa nga një bashki në atë të Këlcyrës kanë fituar socialdemokratët. Në atë të Vaut të Dejës PPDNJ, si dhe në Bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar një kandidat i pavarur.
Në Bulqizë, Shijak, Laç, Pukë, Kukës, Fushë-Arrëz, Bajram Curri, Rrubik, Mamurras, Shkodër, Kavajë, kanë fituar kandidatët demokratë. Socialistët kanë fituar shumicën e anëtarëve të këshillit bashkiak dhe të kryetarëve të komunave. Ndërsa në % e rezultateve proporcionale për partitë, në vend të parë renditet Partia Socialiste me rreth 43% të votave, në vend të dytë Partia Demokratike me mbi 30% ndërsa të tretët socialdemokratët me rreth 7.1% të votave./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/