56 viktima/ Tre humbje jetë në 24 orë! 72 raste të reja me COVID në fasoneri e call center

Report TV 2020-07-10

Views 0

TIRANE-Vijon që të rëndohet bilanci nga koronavirusi në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima të tjera, dy 70 vjeçarë nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana duke e çuar në total numrin e personave që kanë ndërruar jetë në 56. Tre personat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë ishin të konfirmuar me Covid19 dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese

Ndërkohë që vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Por lajmi i keq është se numri i të infektuarve vijon që të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS