Report TV - Me shpejtësi skëterrë mbi 175 km/h, kapen 'pilotët' në autostradë

Report TV 2020-07-10

Views 0

Më mesnatë nga kontrollet e ushtruara me radar e dragera në autostradën Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore janë pezulluar 23 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, 7 të tjera për drejtim makine nën efektin e alkoolit si dhe 5 drejtues u arrestuan në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.

Nga konstatimet, janë evidentuar drejtues makinash që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe te tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 146 km/h - 175 km/h, e mjaftueshme sipas policisë për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti rrugore.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS