Report TV - Mbi 185 km/orë i dehur, shpejtësi dhe të dehur në timon, arrestohen disa shoferë

Report TV 2018-05-12

Views 0

TIRANE-134, 173 dhe 185 km/orë janë disa nga shpejtësitë me të cilët lëvizin shoferët në autostradën Tiranë-Durrës. Policia rrugore ka pezulluar 16 leje drejtimi brenda 2 orëve në këtë aks. Njëri prej shoferëve ishte me shpejtësi 185 km/orë, as sa kur ka ndaluar ka rrezikuar edhe oficerin e policisë rrugore.

Gjithashtu në rrugët e brendshme të Tiranës Policia ka kryer kontrolle edhe me aparat matës Drager, për të zbuluar shoferët që konsumojnë alkol. 14 shoferë drejtonin makinën nën efektin e alklolit, ndërkohë që 4 të tjerë janë qenë të dehur dhe janë arrestuar nga policia. Njëri prej shoferëve nuk i është bindur urdhrit të policisë, forcat 'Shqiponja' janë vënë në ndjekje të tij, ku pas testit të alkolit ai u arrestua pasi ishte i dehur.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS