TIRANE-Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër sot kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit në lidhje me procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
"Sot i kemi përcjellë shkresën kryetarit të Kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë të ketë mundësi nga e hëna që vjen. Ju do të thoni pse nga e hëna? Sepse sot kemi të përkthyer në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare raportin e Komisionit të Venecias.
Ky është një dokument zyrtar dhe përgjegjësi të plotë nga institucioni i presidentit, do u dërgohet të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Kuvendit, nëse edhe ata kanë bërë një përkthim të certifikuar e mirëpresim, po ashtu do ia nisim KED-së. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale, është kryekusht edhe për integrimin" tha ai.
Presidenti tha se do u nisë të gjitha institucioneve nga Kuvendi, KED dhe të tjerave të gjitha detyrat e dala nga rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe që duhet t'i zbatojnë në mënyrë që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.
"Nuk kemi cfarë të negociojmë por të bashkëpunojmë, këtu është një shkresë e datës 3 nëntor 2017 nga Presidenti drejtuar BE-së dhe Euralius për të parandaluar problemet me KED-në, me hedhjen e shortit me legjitimitetin e veprimeve të KED-së dhe atyre gjërave që ndodhën, bllokimin dhe zhvillimet më të fundit, të para 7 muajve.