Pas vendimit te Kushtetueses, Kurti paralajmeron rezistence | Lajme - News

RTV KLAN 2020-06-03

Views 0

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i hap rrugë formimit të qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje. Ajo do t?i drejtohet sërish Komisionit të Venecias.

Gjykata ka konstatuar se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re edhe pa partinë fituese, të cilin LVV-ja e ka konsideruar skandaloz. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e quan të papranueshëm vendimin e gjykatës.

?Në vend se të bëjë interpretimin e Kushtetutës, gjykata duket se kishte këtë qasje meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë. Fatkeqësisht gjykata u rreshtua me kapësit e shtetit?, ka shkruar Kurti në Facebook sipas të cilit beteja vazhdon bashkë me popullin e vetëdijësuar kundër sic shkruan kësaj kaste të korruptuar.

Ndërsa për hapat e tjerë politikë qytetarët do të njoftohen me kohë, shkruan Kurti. Nuk ka munguar reagimi i kreut të LDK-së Isa Mustafa.

Presidenti Hashim Thaçi e ka mirëpritur vendimin ndërsa ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

LDK-ja është në proces të finalizimit të konsultimeve me partnerët e koalicionit.

LDK synon të bashkëqeverisë me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe pas shkarkimit të qeverisë Kurti, ndërsa Gashi nuk e komentoi nëse edhe AKR do të jetë pjesë e qeverisë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS