Lajme Arkiva 2000
5 skuadrat tona që do të marrin pjesë në Kupat e Evropës, Tirana në Kupën e Kampionëve dhe Teuta, Tomorri në Kupën UEFA, kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Shorti i hedhur sot në mesditë në Hotel "Nogail" të Gjenevës, e ka vënë skuadrën tonë kampione Tirana përballë kampionëve të Moldavisë Qisinau. Kundërshtari i bardhëebluve duket në nivel të kalueshëm, por këtë do t'a mësojmë vetëm pas ndeshjes së parë që do të luhet në Tiranë më 12 Korrik dhe ndeshjes së kthimit një javë më pas.
Nëse arrijmë të kalojmë këtë tur të parë, kampionët tanë do të vijnë përballë skuadrës sllovene. Skuadra më e fortë u ka qëlluar durrsakëve në ndeshje me austriakët. Teuta jo vetëm që do të ketë përballë një skuadër me plot 158 ndeshje në kupat e Europës, madje dhe finaliste në Kupën UEFA, por që dhe aktualisht ka në përbërje emra të mëdhenj.
Numri një i austriakëve është malazesi i famshëm Saviçeviç. Ndërkohë, Tomorri do të debutojë në Kupën e Evropës me një kundërshtar jo pak të fortë. Kosias është skuadra që do të presë në Tiranë beratasit në 10 gusht. Nga shorti i hedhur sot, kampionët e Tiranës duket se kanë dalë më të favorizuar ndërsa Teuta me kundështarin më të fortë, por gjithsesi për skuadrat tona askush nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodhë pasi kanë treguar se munden thellë nga skuadra pa emër dhe luajnë mirë me kundërshtarë të fortë./tvkan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/