Top News - Sigurimi i makinave/ Kush bën aksident paguan më shumë

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 2

Shoferët që kanë një të kaluar me aksidente automobilistike do të paguajnë më shtrenjtë se të tjerët sigurimin e detyrueshëm për mjetet që kanë në pronësi. Ky është një nga ndryshimet që parashikon ligji i ri për sigurimin e mjeteve automobilistike.
Top News ka siguruar projektligjin që Ministria e Financave ka hartuar ?Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit? i cili pritet së shpejti të shkojë në Kuvend për të kaluar procedurat parlamentare.

Sipas këtij projektligji kompanive të sigurimeve do t?u jepet e drejta për të aplikuar sistemin Bonus-Malus. Siç përcaktohet qartë në nenin 8 të këtij projektligji ?Bonus-malus? është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. Sistemi bonus-malus, është një nga faktorët e riskut, të cilin shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë ta zbatojnë në tarifimin e sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. Pra nëse pronari i mjetit ka një historik me aksidente atëhere koeficenti I riskut I tij llogaritet më I lartë, ndaj edhe pagesa e sigurimit vjetor të detyrueshëm del më I lartë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sigurimi#Automjetet#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form