Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të sigurosh makinën tani të kushton rreth 25% më shtrenjtë. Pothuajsetë gjitha kompanitë e sigurimit i kanë shtrenjtuar policat, që kanë arritur mesatarisht në 18.500 lekë. Ato e shpjegojnë rritjen me shtimin e primit të riskut nga aksidentet dhe taksat. Por Autoriteti i Konkurrencës e vë gishtin te Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si institucioni që monitoron tregun e sigurimeve dhe kërkon prej tij të vendosë sistemin bonus-malus, ku cdo drejtues mjeti të paguajë sigurim në bazë të numrit të aksidenteve që ka bërë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/sigurimi-i-makinave-cmimet-rriten-me-25/