Rritje e numrit te te infektuarve gjate 24 oreve te fundit |Lajme-News

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 78 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin Covid-19.

Në total u bënë 345 testime ditore për të zbuluar persona të infektuar.

Numri më i madh i rasteve ditore është Shkodra me 14 persona të infektuar, e ndjekur nga Kruja me 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Ndërsa numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 33, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form