Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 15 viktima si pasojë e koronavirusit. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari e Ohri. Raportohet edhe për 173 raste të reja dhe 150 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 6625, kurse i viktimave 321.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtojë vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën.
Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende. Ministri i Jashtëm i Nikola Dimitrov thotë se mbyllja eventuale e kufijve nuk do të jetë për arsye politike.
?Kriteri bazë për BE-në është afër ose nën 20 të infektuar me COVID-19 në 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit. Në këtë periudhë të pandemisë lidhur me cështjen e kufijve nuk ka politikë?.
Muaji Qershor ka regjistruar 62 për qind të bilancit nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut në raport me 3 muajt e parë të pandemisë. Nëse nga 26 Shkurti kur u paraqit rasti i parë ishin shënuar 2315 të prekur, vetëm në Qershor janë evidentuar 4063 raste të reja.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/