http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët në Luginën e Preshevës kërkojnë që të drejtat e tyre të marrin një fokus të rëndësishëm në tryezën e bisedimeve Kosove - Serbi në Uashington.Presidenti i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa nënvizoi se është i rëndësishëm edhe përfaqësimi i tyre në delegacionin kosovar.Më tej, Mustafa tha se duhet tu jepet fund standarteve të dyfishta në trajtiminn e pakicave kombëtare në rajon.Ndërsa kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik, Shaip Kamberi, i cili jozyrtarisht ka fituar edhe një mandat si deputet në parlamentin serb, u shpreh se bisedimet për dialogun janë mundësëia e fundit për të gjetur një zgjidhje mbi të dretjat e minoritetit shqiptar në Serbi.Partitë shqiptare në luginën e Preshëvës garuan të bashkuara në një koalicion, në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit që u mbajtën në Serbi.Rezultatet zyrtare do të bëhen të ditura të enjten ndërsa Alternativa Demokratike shqiptare ka bërë të ditur se ka siguruar dy mandate e po synon të tretin.