Liderët e Luginës në Beograd takohen me Vuçiqin

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Beograd sot kanë takuar zv/kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Deputeti shqiptar në parlamentin serb Riza Halimi pas këtij takimi u ka thënë mediave se me zv/kryeministrin Vuçiq kanë biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në tre komunat e Jugut të Serbisë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, duke përmendur kështu gjendjen e rëndë ekonomike, problemet në shëndetësi, arsim dhe drejtësi. Gjatë këtij muaji është paraparë një takim i liderëve të Luginës së Preshevës edhe me kryeministrin serb Ivica Daçiq.

"Them se problemi kryesore është gjendja e rëndë ekonomike, papunësia që arrin 80 për qind, probleme në shëndetësi, në arsim, gjyqësi. Bujanoci dhe Presheva kanë mbetur pa Gjykatën Themelore, Bujanoci edhe pa gjyq për shkelje. Kishim rastin që me Vuçiçin të bisedojmë për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët. U premtua se kjo gjendje do të përmirësohet, ndërsa gjatë verës ne në Preshevë dhe Bujanoc do të vazhdojmë bisedimet për të gjitha këto tema. Na është premtuar se do të ketë rezultate konkrete", deklaroi Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form