Mot kapriçoz deri të premten, Bani: Nga fundjava temperaturat do të jenë të favorshme për pushime

Report TV 2020-06-23

Views 0

Moti do të vijoje të mbetet kapriçoz, pasi vranësirat dhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë. Por kjo situatë, sipas meteorologes, Adiola Bani, nuk do të zgjasë shumë, pasi ditët e fundit të muajit qershor dhe fillimi i muajit korrik do të sjellin ditë me diell dhe temperatura të larta, ideale për plazh.

?Qershori edhe kësaj jave, të paktën deri ditën e premte do të vijoje të mbetet kapriçoz, pasi do të kemi vranësira dhe herë pas herë rrebeshe shiu. Bregdeti do të jetë më i favorizuar. Do të ketë kthjellime dhe temperatura të larta. Fundjava sjell mot më të qëndrueshëm dhe më me shumë diell. Deri të premten do të vijoje moti i pa qëndrueshëm. Për sa i përket temperaturave do të jenë më të larta se sa javën që lamë pas. Pavarësisht se moti do të jetë i pa qëndrueshëm deri të premten temperaturat do të vijojnë të rriten gradualisht. Edhe ditët e fundit të muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të jetë me temperatura të larta dhe me shumë diell. Kush ka rezervuar pushimet ka bërë shumë mirë pasi po presim ditë me diell dhe temperatura të larta të favorshme për plazh?, tha meteorologia Adiola Bani.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS