Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata e akseve rrugore tashmë është nënkontroll për shkak të efikasitetit të autoriteteve dhe sipas kryeministrit.kjo duket nga numri në rënie i pacientëve që shkojnë nëpër qëndrat shëndetësore.
Edi Rama: ?Informacioni flet për efikasitet dhe për një situatë që është nën kontroll ashtu si kundër mesa duket edhe situata e rënduar me epideminë e gripit është drejt përmirësimit, gjë që e tregojnë edhe numrat në ulje të vizitave në qëndrat shëndetësore?.
Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, përgëzoi punën e bërë deri tani por evidentoi nevojën e një analize për firmat e mirëmbajtjeve të rrugëve, të cilat në disa vende nuk kishin punuar si duhet.
Dervishaj: ?Janë përsëritur, ripërsëritur, verifikuar, riverifikuar dhe kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat në përgjithësi kanë bërë një punë të mirë, por që vende vende ka padyshim nevojë për tu përmirësuar. Gjithsesi besoj se në përfundim të këtij operacioni emergjence, mbasi kjo situatë të kalojë, ne do të duhet që të bëjmë një analizë akoma dhe më të gjerë?.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se nuk ka rrezik për përmbytje të mundshme, pasi temperaturat do vazhdojnë të jenë të ulëta.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj theksoi se mbyllja e shkollës nuk erdhi si pasojë e mungesës së kushteve, por për të evidentuar grumbullimet e nxënësve për shkak të gripit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/situata-e-gripit-drejt-permiresimit-temperaturat-vijojne-te-jene-te-uleta/