Rritja e te infektuarve me covid 19 si dhe numri I larte I pacienteve ne spitalin infektiv ka bere qe ministria e shendetesise te beje gati skenaret e mundshem. Ministrja Manastirliu ne nje dalje publike mengjesin e kesaj te marte ka prezantuar prezantoi planin e masave për këtë faze të re të pandemisë.
Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë që do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu heqjen e kufizimit për transportin publik, por me rregulla strikte.
Komiteti Teknik I Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit public, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin public, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli.
Manastirliu ka lajmëruar hapjen e spitalit të dytë COVID, një strukturë mbështetëse brenda QSUT për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me COVID19 që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaShendetesise#OgertaManastirliu#TopChannel