http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Neser eshte dita e fundit e gjendjes se fatkeqesise natyrore e shpallur si pasoje e pandemise se Covid 19. Ne 24 mars qeveria vendosi te kufizoje te drejtat e qytetareve per 30 dite duke vendosur karantinen e duke marre masa ne perpjekje per te luftuar koronavirusin. Ne vendimin e keshillit te ministrave percaktohej se tubimet, manifestimet e grevat jane te ndaluara; u kufizua levizja e lire e qytetareve, u vendos karantina si dhe u mbyll pjeserisht aktiviteti ekonomik. Nje muaj me vone qeveria iu drejtua parlamentit per te zgjatur deri ne 23 qershor gjendjen e fatkeqesise natyrore, kerkese te cilen kuvendi e miratoi. Por 3 muaj pas vendosjes se kesaj gjendje, shqiperia ende regjistron shifra te larta te infektuarish vecanerisht gjate diteve te fundit. Dhe ne kete situate ende nuk ka nje vendim nese gjendja e fatkeqesise natyrore do te perfundoje te marten apo qeveria do ti drejtohet serish parlamentit me kerkesen per ta shtyre. Por ne qytetet me te medha te vendit, tiranen e durresin gjendja e fatkeqesise natyrore eshte vendosur qe ne dhjetorin e vitit te kaluar. Qeveria e mori kete hap pas termetit tragjik te 24 nentorit dhe me pas parlamenti e shtyu deri ne daten 30 mars te ketij viti.