Shqipëria po kalon orët me te vështira te izolimit te paktën ne 3 apo katër dekadat e fundit. Qarku i Kukesit paraqitet me problematiku pasi trashësia e dëborës edhe vete brenda ne këtë qytet është 1.2 metër, ndërsa ne B.Curri 2.3 metër.
Për shkak te kësaj gjendjeje nga Kukës ku ka zbarkuar pothuajse gjithë kabineti qeveritar, kryeministri Berisha ka shpallur gjendjen e emergjencës civile. Sipas kreut te ekzekutivit situata do te merret ne dore nga forcat e ushtrisë dhe nëse duhet, repartet dhe mjetet do te zhvendosen ne drejtim te Kukesit. Berisha kërkoi nga kryetaret e komunave te hartojnë lista te sakta te nevojave qe kane banoret për ushqime, duke pasur ne vëmendje kryesore situatën shëndetësore dhe furnizimin me ilaçe. Shumica e rrugëve nacionale me përjashtim te rrugës se kombit janë te bllokuara. Ne këtë rruge kalimi behet vetëm me zinxhirë, pasi reshjet e vazhdueshme nuk lejojnë pastrimin e saj. Udhëtimi nga Tirana ne Kukës tashme nga 2 ka shkuar ne 6 ore për shkak te motit te keq. Megjithatë drejtuesit e automjeteve qe vijnë nga Kosova pohojnë se pavarësisht motit te keq rrugët ne Kosove janë ne gjendje me te mire. Akuza për situatën e rende kane ardhur edhe nga deputetet e opozitës. Duke inspektuar rrugën e kombit Aslklna Dogjani deklaroi se qeverise i ka dale gjendja jashtë kontrollit. Një dite me pare u shënua një viktime ne këtë qark nga moti i ftohte. Isa qarri një nga dy personat e bllokuar ne një nga kodrat e qytetit, humbi jetën sapo mbërriti ne spitalin e Kukesit. Ministria e brendshme lajmëron qytetaret qe te evitojnë ne maksimum lëvizjet sidomos mjetet e tonazhit te rende ne akset Rubik - Kukës - Morinë dhe Burrel - Bulqizë --Peshkopi. Edhe qarku i Shkodres po përballet me një gjendje emergjence, pasi janë shtuar komunat e bllokuara, duke e çuar ne 17 numrin e tyre. Mijëra banoreve janë ne vështirësi për ushqime dhe ilaçe. Ne qytetin e Pukës trashësia e dëborës ka shkuar deri ne dy metër. Dukagjin vijon te ketë një situate shume te renduar. Ne Korçe dy nga rrugët nacionale janë bllokuar, ndërsa tre te tjera kalohen me vështirësi me zinxhirë. Numri i komunave te bllokuara ne këtë qark është 14. pjesa me e madhe e komunave malore janë pa energji elektrike.
Albania is going through tough times with the isolation of at least three or four decades. Parish of Portland presented with problematic because the thickness of snow inside the city itself is 1.2 meter, 2.3 meter while we B.Curri.
Because of this situation from Kukes which has deployed almost entire cabinet, Prime Minister Berisha has declared a state of civil emergency. According to the executive head of the situation will be taken in hand by the military forces and if appropriate, units and vehicles will move in the direction of Kukes. Berisha urged the mayors to compile accurate lists of people who have needs for food, having health situation in the main attention and supplying medicines. Most national roads except the road that nation are blocked. In this way the tran...