http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 6.5 milione qytetarë pritet të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Serbi. Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 te mbremjes në 8 mijë qëndra votimi. Zgjedhjet do te monitorehen nga nje numer I madh vezhguesish nderkombetare. Por në zgjedhjet e së dielës partitë më të mëdha opzitare, përfshirë edhe Partinë Liri dhe Drejtësi,nuk do të marrin pjesë, çka do të thotë që partia kryesore në garë, Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç, do të fitojë shumicën absolute. Madje sondazhet e fundit theksojnë se Vuçiç mund të fitojë 60-62% të votave duke siguruar shumicen e 250 deputetëve në Kuvendin e Serbisë. Partia Socialiste e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, njëherësh dhe pjesë e koalicionit qeverisës, mund të shënojë një rritje të rezultatit.Mediat serbe shkruajnë se shumë subjektë në garë, janë në fakt parti të krijuara me mbështetjen te partisë në pushtet, SNS-në te Aleksandër Vuçiç. Por zgjedhjet e te dielës do të vendosin edhe për qëndrimin e Serbisë në dialogun me Prishtinën. Nëse partia e Vuçiç do të sigurojë 2 të 3 e mandateve, ndryshimi i Kushtetutës nëse arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi do të ishte edhe më i lehtë. Por nëse Vuçiç nuk arrin të fitojë shumicën, e cila mund të jetë një prej skenarëve, atëherë ai nuk do ta marrë përgjegjësinë mbi veten për ndryshimet kushtetuese. Kjo sepse njohja e Kosovës dhe antarësimi i saj në Organizatat ndërkombëtare, mbetet ende i papranueshme në Serbi. Edhe autoritetet e Prishtines kane marre masa per te garantuar procesin ne veri te vendit.AVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES?Kam lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit. Nga viti 2011/2012, ka një aranzhim në mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve tonë ndërkombëtar të mbledhjes së votave në Kosovë. Unë kam leju mbajtjen, të njëjtat aranzhime më herët për këto lloj zgjedhje edhe tash përmes OSBE-së?Për herë të parë shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët kandidatësh. Gjatë një interviste për Vizion Plus kryetari i Komunes se Bujanocit Shaip Kamberi, tha se në këto zgjedhje, shqiptarët synojnë të sigurojnë 3 mandate në parlamentin serb.