Report TV - Përçahet opozita? Deputetët e PD bojkotojnë Komisionet, merr pjesë LSI

Report TV 2018-05-14

Views 0

Ka nisur Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në sallën ku miratohen procesverbalet dhe diskutohet e vendoset mbi projektligje të rëndësishme, momentalisht mbizotëron mazhoranca.

Në Komision është vënë re mungesa e deputetëve të PD, ndërsa ato të LSI kanë qënë pjesëmarrës. Një seancë dëgjimore me zv/kryeministren Senida Mesi dhe të ftuar nga Departamenti i Adminsitratës Publike.

Në Komision ka pasur debat mes socialistit Alket Hyseni dhe të vetmit opozitar në sallë, Nasip Naçon. Gjatë diskutimeve për raportin e Departamentit të Administratës Publike, Naço drejtoi pyetje për policinë gri që Rama përmendtte në fushatë dhe se çfarë u bë me të. Por Alket Hyseni i cilësuar pyetjet e Naços si pyetje katundare dhe replikat mes tyre kanë vazhduar edhe me ironi.

Share This Video


Download

  
Report form