http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi opinionin e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Balla tha se ky opinion duhet lexuar i plotë dhe të mos merren vetëm copëza.?Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qëllimin e vetëm që t?i shërbejë zbatimit të shpejtë të reformave në vend, reforma të shumëpritura nga shqiptarët. Nuk është detyrë e Komisionit të Venecias të analizojë sjelljen e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jonë si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre. Parlamenti si përfaqësues i sovranitetit të popullit ka përgjegjësi që jo vetëm të zbërthejë çdo rekomandim të opinioneve por edhe të adresojë hapat e duhur për zbatimin e tyre.?Balla deklaroi se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të merren parasysh, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë që ndodhen në vendin tonë.?Të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, që kanë në thelb ndryshime ligjore do të analizohen me kujdes me parteneret tanë ndërkombëtarë për të mos humbur asnjë ditë kohë për zbatimin e shpejtë të reformës. Ndërsa rekomandimet për bashkëpunime institucionale janë jo vetëm detyrë për secilin nga institucionet e këtij vendi por edhe një nevojë për vijmësinë e suksesshme të reformës në drejtësi, brënda korpusit ligjor të paketës së reformës në drejtësi.?Komisioni i Venecias i dha të drejtë Ilir Metës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.