#tvora #rtvoranews
Kjo është Drita Mema 59 vjeç e diagnostikuar me një sërë sëmundjesh.
Para 2 vitesh mjekët i thanë se duhet t?i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për shkak se ishte diagnostifikuar me hernie diskale, por mungesa e 40 mijë lekëve e detyruan të durojë dhimbjet.
Mema: Jam me hernie fiskale, kockat i kam komplet të deformuara. Gjithë natën kthehem nga njëra anë në tjetër. 400 mijë lekë (të vjetra) kushtonte operimi. Nuk kisha lekë, me çfarë të shkoj tek doktori.
Thotë se jetesa për të është shumë e vështirë dhe se ndihma ekonomike është e pamjaftueshme.
E transferuar nga Bajram Curri në Babrru 59 vjeçarja jeton në kushte të mjerueshme.
Edhe pse në vështirësi ajo thotë se ka bërë të pamundurën për të ndryshuar jetesën.
Mema: Shtëpia ka nevojë për çdo gjë, sidomos për mu që jam e lodhur. Gjithë shiu bie këtu.
Apeli i 59 vjeçares së sëmurë shkon për institucionet që ta ndihmojnë të kryejë ndërhyrjen pasi gjendja e saj shëndetësore sa vjen dhe rëndohet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/e-semure-dhe-pa-te-ardhura-59-vjecarja-kerkon-ndihme-nderhyrje-kirurgjikale
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv