Ora News – Vlorë, 30-vjeçarja e paralizuar kërkon ndihmë për t’u operuar

Ora News Lajme 2016-07-19

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 30 vjeçare nga qyteti i Vlorës, nënë e një fëmije prej dy vitesh dergjet në shtrat si pasojë e një sëmundje që i ka krijuar paralizë në të gjithë trupin. Drita Zekaj thotë se është diagnostikuar me Encefalit dhe sëmundja përparon çdo ditë e më shumë, duke i shkaktuar paralize të pjesshme edhe në dorën e djathtë. Dhimbjet nuk e lejojne të ulet në karrike me rrota. Nëna e një vajze 8 vjec, e braktisur nga bashkëshorti pas shfaqjes së sëmundjes kërkon ndihmë që të mund të kryejë ndërhyrje kirugjikale për transplant të palcës.
Drita Zekaj: Ekziston mundësia e kurimit në një shtet tjetër. Operacioni kushton mbi 70 mijë euro. Sepse duhet të bëhet transplanti i palcës. Vjet jam ndarë nga burri.
Edhe nëna e 30 vjeçares apelon për ndihmë për shërimin e të bijës, e cila rëndohet çdo ditë e më shumë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-30-vjecarja-e-paralizuar-kerkon-ndihme-per-tu-operuar/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS