182 raste të reja u diagnostikuan në 24 orët e fundit, ndërsa në total janë 4664 të infektuar me CoVid-19. Këto shifra u nxorën nga 1348 testet e bëra, ndërsa sipas qyteteve Shkupi mbete vatra më e madhe me 107 raste të reja, ndërsa në total 2243. Në Tetovë ka 23 raste të reja kurse gjithsej 481. Në Kumanovë u shënuan 14 raste të reja, ndërsa gjithsej janë shënuar 668 të infektuar. Në Resnjë 13, Ohër 6, Strugë 5, nga 4 në Gostivar dhe Shtip, 2 në Manastir dhe nga 1 në Strumicë, Berovë, Koçan dhe Negotinë.
Ministria e Shëndetësisë
Shkup 107
Tetovë 23
Kumanovë 14
Resnjë 13
Ohër 6
Strugë 5
Nga 4 në Gostivar dhe Shtip
2 në Manastir
Nga 1 në Strumicë, Berovë, Koçan dhe Negotinë
Betejën me virusin e humbën 6 pacientë, gjë që e çoi numrin e përgjithshëm të viktimave në 216. Nga 2 pacientë ndërruan jetë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.
Ministria e Shëndetësisë
Në Spitalin ?8 Shtatori? ndërruan jetë 5 pacientë, një 81 dhe 72 vjeçarë nga Tetova. Tek tre pacientët virusi është vërtetuar në testimin post-mortum, edhe atë tej 64 vjeçarit nga Kumanova dhe 68 e 65 vjeçarëve nga Shkupi. Në Spitalin e Kumanovës vdiq edhe 85 vjeçari i hospitalizuar që nga 10 qershori.
Në 24 orët e fundit si të shëruar janë regjistruar 33 persona.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjitha repartet e klinikave janë të mobilizuara maksimalisht. Në Klinikën Infektive përveç 110 të shtruarve tani më ka të shtruar edhe në hapësirat ndihmëse modulare. Kurse, në të gjitha Spitalet e vendit janë të hospitalizuar 330 pacientë me CoVid-19.
Përgatiti: Adnan Qaili