Shkelën Shengenin për shkak të COVID, Denaj:Sot nis aplikimi, qytetarëve që u gjobitën u japim lekët

Report TV 2020-06-17

Views 0

Të gjithë qytetarët që kanë marrë gjobë për shkak të shkeljes së lejes së qëndrimit në një shtet të huaj për shkak të pandemisë COVID-19, do të rimbursohen nga shteti, aq sa është edhe vlera e penalitetit.

Përfitues do të jenë ata persona që janë ndëshkuar nga data 10 mars deri më 1 qershor. Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi se për rimbursimin e tyre do të alokohet një fond nga buxheti i shtetit dhe se të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë pranë drejtorisë së tatimeve.

Share This Video


Download

  
Report form