Policia aksion per masat anti Covid. Gjobiten biznese ne Durres,shkelen aktin normativ - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-08-04

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 subjekte në Durrës janë gjobitur nga policia për shkak të thyerjes së akteve normative në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.Mbrëmjën e të enjtes, policia ka inspektuar nga afër lokalet për të parë nëse po respektohen masat për distancën fizike si dhe për ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Zv/drejtori i policisë Agron Çeli tha se nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për shkeljet që do të evidentohen.Edhe në Tiranë, policia ka gjobitur 4 lokale me 1 milionë lekë secili, pasi nuk respektuan aktin normativ për të ndaluar muzikën pas orës 20:00 në kundërshtim me aktin normative të Ministrisë së Shëndetësisë.Bizneset janë ankuar për ndalimin e muzikës dhe për mbylljen e klubeve të natës. Sipas tyre kjo po i paralizon të ardhurat dhe ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form