Marrëveshja e Prespës, BDI-ja tenton të marrë meritat

alsatmtv 2020-06-17

Views 0

Edhe në dy vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, partitë politike vrapojnë të marrin meritat për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar të emrit. Sikur për çështje tjera, edhe për këtë problem, BDI-ja thotë se nuk do të arrihej pa angazhimin e saj, madje duke u përbetuar se do të mbetet garantuese jo vetëm e kësaj por edhe e marrëveshjeve tjera.

Bashkimi Demokratik për Integrim përbetohet se do mbetet gjithmonë garantues i tre marrëveshjeve, marrëveshjen kornizë të Ohrit, të Prespës dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Këto marrëveshje janë të paprekshme dhe këtë duhet ta din secili që pretendon të udhëheq në këtë shtet?-pohoi Bujar Osmani, BDI.

Por, pretendimeve të BDI-së i është përgjigjur ditë më parë vetë Zoran Zaev duke i përkujtuar integristët se sikur ata të ishin aq të përkushtuar për zgjidhjen e këtij kontestit, atë do të bënin gjatë qeverisjes 10-vjecare me VMRO DPMNE-së. Zaev tha se jo vetëm që këtë nuk e bënë por edhe nuk e penguan VMRO-në që për një dekadë të bllokoj perspektivën euroatlantike të shtetit dhe të qytetarëve.

Marrëveshjes që u nënshkrua në Prespën greke, i parapriu një vit negociatash intensive të cilave iu hapi rrugë vizita në Athinë e Ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov më 14 qershor të vitit 2017. Nga dhjetori pati disa takime mes negociatorëve mes dy vendeve. Takime të vështira por produktive patën edhe kryeministrat e atëhershëm, Zoran Zaev e Aleksis Cipras. Edhe përskaj rezistencës së opozitës, kërcënimeve dhe protestave masive, ata vulosën kompromisin dhe më 17 qershor firmosën marrëveshjen. Njohësit e politikës së jashtme vlerësojnë se meritat për Marrëveshjen e Prespës i takojnë Zaevit, Ciprasit, Dimitrovit e Kociasit dhe jo BDI-së.

Mund ta pranojmë një të dhënë se atëherë BDI ka qenë pjesë e koalicionit, por BDI ka qenë edhe pjesë e koalicionit 11 vjeçar me VMRO DPMNE-në që e kanë stopuar këtë proces dhe assesi nuk mund të konkludohet se ata kanë marrë pjesë qoftë në negociimin, gjë që s?kanë qenë fare pjesë e ekipit negociues, qoftë në fazën përfundimtare?tha  Muhamed Halili, Ambasador

Anesa Salihu

Share This Video


Download

  
Report form