Kalimi në tunelin e Llogarasë pas ndërtimit do të jetë me pagesë. Ndërkohë burime nga Ministria e Infrastrukturës pohojnë se ende nuk është përcaktuar tarifa që do të paguajnë qytetarët. Ndërtimi i tunelit do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa studimi i fizibilitetit do të bëhet nga privati.