Tarifa në 'Rrugën e Kombit'/Shoferët: Të ulet tarifa dhe s'ka standard për autostradë me pagesë

Report TV 2018-05-12

Views 2

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta ndodhet në stacionin e Kolçit, ku dje u zhvillua protesta për taksën e ?Rrugës së Kombit?, duke shkatërruar dhe djegur të katërta sportelit që ishin ndërtuar.
Shohim gjendjen aktuale në stacionin e Kolçit dhe i sporteleve të pagesës të cilat u vendosën në funksion vetëm për 2-3 ditë.
Kalimi i automjetëve sot po bëhët pa pagesë pasi gjithçka është e shkatërruar, ka sportele të djegura dhe gurë nëpër rrugë.
Fillimisht u vu në përdorim vetëm një stacion me 4 sportele dhe 4 të tjerët po ndërtoheshin, ndërsa tashmë çdo gjë është e shkatërruar.
Po punohej për ndërtimin edhe të sporteleve të tjera dhe mënyrën e pagesës, por sot çdo gjë është e e djegur.
Qytetarët thonë që duhet të ishte çmimi më i ulët i tarifës dhe standartet nuk janë të duhurat, pasi autostrada nuk është e rrethuar dhe nuk i plotëson kushtet për të qënë një autostradë më pagesë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS